Sport
Liga e Evropës: Granada shumë e fortë për Teutën, merr fund aventura evropiane për skuadrën nga Durrësi

Skuadra nga La Liga, Granada, arriti të shënonte fitore të lehtë në udhëtimin në Durrës, me rezultatin 0:4, shkruan lajmi.net.
Spanjollët kaluan në epërsi qysh pas pesë minutave lojë, me anë të Soldado.
Kenedy u përkujdes që të shënonte golin e dytë të këtij takimi, kur luhej vetëm minuta e 10’, për të parë Granadan me dy gola epërsi.
Rezultatin final e vendosi Herrera Ravelo, i cili gjeti rrjetën dy herë, duke shënuar në minutat 31’ dhe 46’.
Vlen të përmendet se Teuta luajti me 10 lojtarë për 10 minutat e fundit, pasi Beqja u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore, Granada shkon në raundin tjetër të kualifikueseve, kurse Teuta i jep fund këtu aventurës. /Lajmi.net/






















