Sport
Lewis Hamilton thotë se nuk do të qajë nëse barazon rekordin e Michael Schumacher

Rekordi i ikonës së F1, Michael Schumacher, mund të barazohet nga piloti britanik që aktualisht është kampion bote, Hamilton.
Hamilton ka thënë se nuk do të qajë nëse barazon rekordin prej 91 fitoreve, pasi synimi i tij qëndron diku tjetër.
“Për ne pilotët ka shumë emocione që përfshihen në atë që bëjmë. Unë nuk e di pse jam në këtë mënyrë si jam dhe pse numrat nuk janë diçka që fokusohem në ta”, ka thënë Schumacher, transmeton lajmi.net.
“Nëse ndodh (rekordi), do të ndodh në një fazë, pasi unë nuk do të largohem së shpejti. Nuk mund të them se si do të ndihem, apo çfarë kuptimi do të ketë. Titujt e kampionit janë diçka tjetër”, shtoi britaniku, duke insistuar kështu se vetëm titujt i interesojnë.
Hamilton si lider ka 55 pikë më shumë sesa Valtteri Bottas këtë edicion në F1 dhe është në rrugë të mirë për titullin e radhës. /Lajmi.net/






















