Sport
Lewandowski i hapur për të përfunduar karrierën te Bayern Munich

Sulmuesi polak, është në mesin e më të mirëve në botë, ndërsa te Bayern Munich ka disa sezone që ka ruajtur formën e jashtëzakonshme, ku këtë kulmuan edhe me fitimin e Ligës së Kampionëve”.
“Unë dua të luajë edhe më gjatë”, ka deklaruar Lewadowski, duke thënë se nuk e ka ndërmend pensionimin, edhe pse është 32 vjeçar.
“Dua të arrij edhe më shumë. Shokët e mi të ekipit në Munih ndjehen njëjtë”.
“Fundi i karrierës sime te FC Bayern është një opsion, sigurisht. Por akoma më kanë mbetur edhe kaq shumë vite, se nuk po mendoj për fundin e karrierës sime”.
“Po bëj gjithçka që mundem për të qëndruar në këtë nivel të paktën edhe për disa vite”./Lajmi.net/






















