Connect with us

Kosovë

Letra e Netanyahut: Zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës

Publikuar

më

Kryeministri izraelit Benjamim Netanyahu, ka përshëndetur popullin e Kosovës me rastin e Vitit të Ri Hebraik.

Në ceremoninë e organizuar për këtë festë në Prishtinë, Netanyahu ka dërguar një letër ku thuhet:

Të dashur miq,

Përshëndetjet më të ngrohta për Vitin e Ri Hebraik për të gjithë ju në Prishtinë.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjat dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më afër”, thuhet në letrën e Netanyahut.

NA NDIQ NË FACEBOOK