Sport
Legjenda kritikon Barcën për largimin e Suarez

Sulmuesi uruguaian pas gjashtë sezonesh të kaluara në ‘Camp Nou’, ka nisur një aventurë të re tek Atletico Madrid, me trajnerin Ronald Koeman që nuk ka llogaritur më në shërbimet e tij.
Sipas legjendës së Barcelonës, Rivaldo, Luis Suarez do të përshtatet shumë mirë në stilin e lojës së Diego Simeone.
“Doja që ai të qëndronte te Barcelona dhe ndjeva se ende kishte shumë për të ofruar. Por Ronald Koeman e bëri të qartë se uruguaiani ishte i tepërt ndaj kërkesave të tij dhe ai u bashkua me një klub ku ai do të vlerësohet”, ka deklaruar Rivaldo, përcjell lajmi.net.
“Shpresoj që gjërat që shkojnë për mirë për Suarez në Atletico sepse unë jam tifoz i një lojtari që nuk duhet të ishte larguar nga Barcelona”.
“Ai është një luftëtar i shkëlqyeshëm dhe ka nënshkruar për një klub perfekt. Cilësitë e tij do t’i përshtaten në mënyrë të përkryer stilit të lojës së Simeone”./Lajmi.net/





















