Sport
“Legjenda” – Kaloi gjashtë sezone tek Inter, zero paraqitje, dy kartonë të kuq…

Berni është një portier që nuk ka regjistruar kurrë një paraqitje zyrtare për Interin. Ai ishte kryesisht me ekipin, u dha këshilla të rinjve dhe e vetmja gjë që ai “fitoi” në ato gjashtë sezone, ishin dy kartona të kuq, shkaku i kundërshtimeve.
Ai u transferua tek Inter në vitin 2014, dhe tani po largohet si 37 vjeçar pas skadimit të kontratës së tij.
Hera e fundit kur ai bëri një paraqitje në Serie A, ishte 28 tetor 2012, në ndeshjen Sampdoria – Cagliari.
Para Interit, ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave Lazio, Ternana, Saleritana, Braga, Torino dhe Sampdoria./Lajmi.net/






















