Connect with us

Sport

LE: Shkëndija mund të takohet me Tottenhamin, shorti i ekipeve shqiptare

Publikuar

Laçi është më i favorizuari nga ekipet shqiptare për të realizuar ëndrrën e pjesëmarrjes në grupe të Ligës së Evropës teksa shorti i ka vënë në raundin e tretë rivalë të përballueshëm.

Përballje ferri për Shkëndijen. Nëse kuqezinjtë eliminojnë Botosanin, mund të sfidojnë Totenhamin , i cili duhet të kalojë Lokomotiva Plovdivin.

Kukësi, i cili ka një malorë të ashpër me Wolfsburgun do të përballet me ukrainasit e Desnas, gjithmonë nëse eliminon gjigantët gjermanë.

Laçi, i cili luan me Hapoel Beer Shevën, do të gjejë në raundin e tretë fituesin e Coleraine – Motherwell.

Ekipi i Teutës, nëse kalon raundin e dytë të këtij kompeticioni do  të përballlet me fituesin e çifti Lokomotiva Tbilis – Dinamo Moska.

Shorti nuk është treguar bujar me Renovën. Nëse eliminojnë Hajduk Splitin, gjejnë në raundin e tretë fituesin e Neftci Baku – Galatasaray. /Lajmi.net/ 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK