Connect with us

Kosovë

LDK tani pajtohet me minishengenin, Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë aty si shtet

Publikuar

më

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se marrëveshja në Uashington qartësoi dy gjëra, atë të parashikimeve se në SHBA po ndahet Kosova, dhe atë mbi legjitimitetin e kryeministrit Hoti.

“Ne duhet t’i diskutojmë dy gjëra: Debati politik është demonizuar nga akuzat se në Uashington po ndahet Kosova. Pika e dytë është se kryeministri Hoti dhe roli i tij do të ishte si asistent i Thaçit. Këto dy gjëra i ka qartësuar marrëveshja në Uashington”, tha Gashi.

Tutje, ai tha se qytarët e Kosovës duan punë e siguri, dhe se marrëveshja në Uashington, nuk ishte akt kapitullimi.

“Qytetarët janë lodhur me fjalime e poza patriotike. Njerëzit duan punë e siguri. Marrëveshja në SHBA nuk është akt kapitullimi si marrëveshja e Kumanovës. Sot me të drejtë na duket që çdo konçesion nga bashkësia ndërkombëtare është i padrejtë. Serbia nuk e ka paguar çmimin për shkatërrimet në masë që ka shkaktuar në Kosovë. Kjo marrëveshje mund të marrë kohë, por relacionet fqinjësore nuk duhet të jenë të tilla që shkojnë drejt një konflikti të ri”, tha tutje ai.

Ai foli edhe për pikat problematike të marrëveshjes, Ujmanin dhe minishengenin. Për të parën tha se nuk ka bashkëpronësi të këtij aseti natyror, por vetëm përdorim i përbashkët.

“Marrëveshja e Uashingtonit e ka kthyer Kosovën në planin ndërkombëtar, dhe argumenti i saj, si një argument kryesor. Janë dy pika që meritojnë debat: Ujmani dhe minishengeni. Sa i përket Ujmanit, që pjesa më e madhe gjindet në Kosovë dhe një pjesë në Serbi, duhet insistuar që kur të përpilohet studimi i fizibilitetit dhe çdo përdorim i përbashkët ta ketë këtë postulat. Sa i përket minishengenit, ne do të insistojmë që kjo marrëveshje e tregtisë së lirë, të jetë mes shteteve, pra Kosova të hyjë aty si shtet dhe si palë e barabartë”, tha ai. /Lajmi.net/

Maqedoni37 minutes ago

Vetëm 62% e popullsisë e vaksinuar kundër fruthit, IShP paralajmëron rrezikun e epidemisë

Shqipëri1 hour ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme2 hours ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni3 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme5 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni6 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri7 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme8 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni8 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë8 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni8 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

NA NDIQ NË FACEBOOK