Sport
Lazio në bisedime me yllin e Man Utd, e do në formë huazimi

Skuadra italiane, Lazio, kanë nisur bisedimet me Andreas Pereira.
Pereira nuk ka luajtur me United qysh nga paraqitja e tij në Ligën e Evropës, në muajin gusht.
Sipas ‘The Telegraph’, Lazio e do lojtarin në formë huazimi, transmeton lajmi.net.
Italianët synojnë ta kenë atë për një sezon në huazim, kurse në fund të kenë opsionin e blerjes.
Nuk dihet akoma se sa para mund të ofrojnë lacialët për këtë lëvizje. /Lajmi.net/






















