Sport
Lakers shkatërrojnë Houstonin – avancojnë në finalen e konferencës perëndimore

Me një fitore spektakolare në ndeshjen e pestë kundër Houston Rockets, Lakers janë tashmë finalistë të perëndimit, shkruan lajmi.net.
Të udhëhequr nga LeBron James, Lakers shënuan fitore me rezultatin 119:96.
James kontribuoi me 29 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asitime në fitoren e Lakersave.
Anthony Davis në anën tjetër shtoi 13 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime.
Lakers presin për fituesin e Denver Nuggets – LA Clippers, për të mësuar kundërshtarin e finales. /Lajmi.net/






















