Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Arrihet marrëveshja mes partive për ndarjen e komisioneve në Kuvend

Me siguri nesër do të mbajë seancë Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve me të cilin do të kryesojë deputeti Kostadin Kostadinov, i LSDM-së dhe në të cilën në rend dite do të jetë përbërja e komisioneve parlamentare.
Kostadinovi për MIA-n konfirmoi se deputetët në Kuvend kanë arritur marrëveshje për atë cili grup i deputetëve me cilin komision do të kryesojë.
Deputetët e LSDM-së do të kryesojnë me tetë komisione kuvendore, të VMRO-DPMNE-së opozitare gjithashtu me tetë, BDI me tre duke e përfshirë edhe Komisionin për çështje kushtetuese, me të cilin kryeson kryetari i Kuvendit, deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të kryesojnë me me dy komisione, ndërsa Besa me një.
Deputeti Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE e konfirmon marrëveshjen duke potencuar se grupi i tij i deputetëve do të kryesojë me tetë komisionet e njëjta si dhe përbërjen e kaluar. Thotë se deputetët e partisë opozitare do të marrin pjesë në seancën e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe në seancën plenare në të cilën duhet të konfirmohet përbërja e komisioneve.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe pse në mënyrë konstituive nuk mund ta fillojë punën e vet sipas teksteve ligjore sepse partitë parlamentare nuk mund të arrinin për kryesimin me komisionet parlamentare. Gjithashtu, njëri nga deputetët e BDI-së është i sëmurë nga Kovid-19, dhe kështu në gjendje të caktuara mund të sillet në pikëpyetje edhe shumica në Parlament.
















