Connect with us

Sport

Lajme të mira për Milanin, Leao shërohet nga koronavirusi

Published

on

Sulmuesi portugez nuk kishte marrë pjesë fare në stërvitjet para-sezonale pasi kishte marrë koronavirusin gjatë pushimeve të shkurtra verore.

Pas gati një muaji, Leao tani është përsëri në stërvitje dhe e konfirmoi atë vetë me një fotografi në Instagram të dhomës së zhveshjes së Milanello.

Sidoqoftë, pasi ai nuk është stërvitur ende këtë sezon, Leao do të duhet pak kohë për të hyrë në formë.

Ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të Serie A me Bolongnan, as në ndeshjen e raundit paraprak të Ligës së Evropës me norvegjezët e Bodo/Glimt.

Këtë mbrëmje gjithashtu mungojnë Alessio Romagnoli, Daniele Conti dhe Mateo Musacchio.

Skuadra e Milanit për Bolognan: A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Kalabria, Duarte, Gabbia, Theo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Laxalt; Bennacer, Calhanoglu, Brahim Diaz, Kessie, Krunic, Paqueta, Saelemaekers, Tonali; Castillejo, Colombo, Ibrahimovic, Maldini, Rebic. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK