Sport
Lajme të mira nga Italia: Andi Zeqiri drejt transferimit te Parma

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Parma është afër mbylljes së transferimit të 21 vjeçarit nga Kosova, përcjell lajmi.net.
Negociatat për transferimin e tij janë në një fazë të avancuar, dhe brenda 2-3 dite gjithçka mund të mbyllet.
Zeqiri mund të arrijë te Parma gjatë fundjavës, për testet mjekësore.
Kujtojmë se Zeqiri është pjesë e Lausanne-Sport në Zvicër, duke u konsideruar ndër talentët më të mëdhenj në këtë vend.
Sulmuesi nga tetori pritet të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës, në nivel kombëtaresh./Lajmi.net/






















