Lajme
Lajme pozitive në Maqedoni, bie numri i të prekurve me Kovid-19

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kemi tridhjetë e shtatë raste me Kovid-19 prej 484 personave që u testuan.
Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 15.127, numri i pacientëve të shëruar është 12.486, të vdekurve 623, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.018.
















