Connect with us

Sport

Lacazette nxit Arsenalin për marrëveshjen me Aubameyang

Publikuar

Pierre Emerick Aubameyang shihet si lojtari kryesor te skuadra e Arsenal, pas një tjetër sezoni të shkëlqyer.

Në prag të sezonit të ri, Alexandre Lacazette beson se ‘Gunners’ duhet të shpejtojnë dhe të sigurojnë rinovimin me yllin nga Gaboni.

“Ne kemi nevojë për të. Ai ka statistikat e duhura për një qendërsulmues”, ka thënë Lacazette, transmeton lajmi.net.

Lidhur me Aubameyang së fundmi ka folur edhe Mikel Arteta, duke bërë thirrje që të gjithë të jenë të qetë, pasi gjithçka duket e kryer.

Arsenal sot nis sezonin e ri në Premierligë, kur në ora 13:30 përballet me Fulham. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK