Connect with us

Sport

La Liga me tifozë? Ja çfarë thotë presidenti Tebas

Publikuar

Që nga përhapja e pandemisë Covid-19, ndeshjet e futbollit dhe sporteve të tjera po zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Flitej se sezoni i ri mund të niste me tifozë, së paku një pjesë të tribunave, por një gjë e tillë me gjasë nuk do të ndodh.

Sa i përket La Ligas, disa fjalë ka thënë presidenti i kësaj lige, Javier Tebas.

“Shpresoj që në janar apo shkurt ne mund t’i kemi tifozët në stadiume përsëri”, ka thënë Tebas, transmeton lajmi.net.

Këto fjalë shuajnë shpresat që diçka për tifozët të bëhet më herët.

Edhe në Itali, tifozët nuk do të lihen në tribuna së paku deri në tetor. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK