Connect with us

Kosovë

Kurti me thashetheme e sulmon Grenellin: Dëshiron t’ia zë vendin Pompeos

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kryeministri Albin Kurti foli sonte në një intervistë për çështjet politike të vendit.

Ndër tjera, ai u pyet edhe sa është përpjekur të fillojë atë që e quan dialog i brendshëm me serbët e Kosovës.

“E filluam, por pak ditë më vonë ia ngritën aktakuzën Nenad Rashiqin (që ishte këshilltar për komunitet në zyren e tij në kohën si kryeministër),” – tha z.Kurti, përcjell Periskopi.

Ai foli edhe për Liqenin e Ujmanit.

“Liqeni i Ujmanit është artificial, jo natyral. Ai është tokë e mbushur me ujë. Mjetet janë marrë nga Kosova. Pra, janë kryer shpronësime, Serbia nuk e ka kontestuar çështjen para 40 vitesh dhe është shumë gabim ajo çfarë ka bërë kryeministri aktual (për marrëveshjen në Washington).” – deklaroi ai.

“Ujmani është pronë e jona. Edhe në Serbi është pronë e jona.” – shtoi ai.

Më tej, ai u mor edhe me ambasadorin Richard Grenell personalisht duke aluduar se kërkon t’ia zë vendin Mike Pompeos, i cili është sekretar i shtetit.

“Ai e donte një marrëveshje të shpejtë, se ai e ka një shans në jetë. Për të zgjedhjet presidenciale janë jetike që t’ia zë vendin Pompeos.” – tha ai. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK