Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, foli sonte në një emision televiziv në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Kurti u ftua të përmblidhte situatën politike në vitin 2020.
“Janë dy momente që i kanë hedhur në panik kundërshtarët tanë. Shkarkimi i bordeve në njërën anë dhe fillimi i procesit të vetingut. Nuk kanë besuar që kaq herët do të veprojmë kaq ashpër kundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës. Kjo i ka befasuar kundërshtarët tanë,” – deklaroi ai, përcjell Periskopi.
Në të vërtetë procesi i vetingut ka filluar para se të vinte në krye Qeveria Kurti.
Më tej ai tha se qytetarët e kanë votuar për ta shpëtuar Republikën e Kosovës.
“Koalicioni VV-LDK ka qenë koalicion i vendosur nga qytetari, por që e rrënuan atë që iu bashkuan presidentit dhe PAN-it.” /Periskopi























