Lajme
Kur do të shkoj në burg ish-ministrja e brendshme, Jankullovska?!

Gjykata Supreme e vërtetoi dënimin me katër vjet burg për ish-Ministren e Brendshme Gordana Jankullovska javën që lam pas dhe tani pritet urdhri që ajo të shkoj në burg për vuajtjen e këtij dënimi.
Vendimi i Gjykatës Supreme pritet që sot të hyjë në procedurë dhe të shqiptohet urdhëri për vuajtjen e dënimit me burg.
Jankullovska është dënuar për rastin “Tanku” për abuzim të pozitës së saj zyrtare në blerjen e Mercedesit luksoz prej 600,000 eurosh. Ajo në këtë rast ishte implikuar me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili u dënua me mbi 2 vite burg, për të njejtën vepër, mirëpo u arratis jashtë vendit, vetëm pak ditë pasi që do të fillonte të vuante dënimin.















