Connect with us

Sport

Kumbulla – Roma, detaje të reja nga Di Marzio

Publikuar

Marash Kumbulla është në prag të transferimit te Roma.

Mbrojtësi shqiptar i Veronës mund të kompletojë kalimin te rivali nga Serie A së shpejti.

Gianluca di Marzio nga Sky Sport ka njoftuar se Roma tashmë ka arritur marrëveshje me Veronën për blerjen e reprezentuesit shqiptar, transmeton lajmi.net.

“Marrëveshja është arritur në detaje mes Romës dhe Veronës. Tani po punohet për marrëveshjen në lidhje me pagën e futbollistit”, shkroi Di Marzio në Twitter. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK