Connect with us

Kosovë

Kryeministri Hoti qorton kompanitë publike të ujërave: Më shumë profesionalizëm

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka qortuar në një takim të sotëm të “Këshillit Ndërministrit për Ujërat” kompanitë publike të ujërave për jo-profesionalizëm. 

Ai ka kërkuar hapur e publikisht më shumë profesionalizëm në menaxhimin e këtyre kompanive.

“Nga bordet e menaxhimit të kompanive publike të ujërave kam kërkuar më shumë profesionalizëm, veçmas në disa kompani ku gjendja nuk është aspak e mirë sa u përket inkasimeve, ashtu edhe investimeve.” – ka thënë Hoti, përcjell Periskopi.

Të pranishëm në këtë takim përveç ministrave përkatës ishin edhe ambasadori i Zvicrës dhe zëvendës-ambasadori i Gjermanisë. /Periskopi

Avdullah Hoti: 

Më shumë profesionalizëm në menaxhimin e kompanive publike të ujërave

Sot mora pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat, në të cilin ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, si dhe ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss. Me këtë rast, falënderova vendet donatore, veçmas Zvicrën dhe Gjermaninë, që e kanë ndihmuar zhvillimin e sektorit të ujërave në vendin tonë.

Nga bordet e menaxhimit të kompanive publike të ujërave kam kërkuar më shumë profesionalizëm, veçmas në disa kompani ku gjendja nuk është aspak e mirë sa u përket inkasimeve, ashtu edhe investimeve. Në këtë kontekst, kërkova që të bëhet një analizë e detajuar e investimeve të deritanishme në sektorin e ujërave, të shihet performanca e ndërmarrjeve publike në sektorin e ujërave, të shqyrtohet mundësia e krijimit të një trupi të përbashkët koordinues i kompanive të ujit, si dhe të rishikohet Rregullorja e Punës e Këshillit Ndërministror, pas zgjerimit të tij edhe me ministrin e Shëndetësisë dhe me atë të Bujqësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK