Connect with us

Kosovë

Kritiku Ren Zhiqiang që e quajti presidentin kinez “palaço” dënohet me 18 vjet burg

Publikuar

Kina e ka dënuar një ish kritik të presidentit Xi Jinping me 18 vjet burg për korrupsion.

Ren Zhiqiang, ish kryetar i Huayuanit, një grup patundshmërish të shtetit, është dënuar edhe me 4,2 milionë juan.

Në verdiktin e gjykatës thuhet se 69 vjeçari “vullnetshëm dhe vërtetësisht kishte rrëfyer të gjitha krimet e tij”, dhe nuk do ta apelonte vendimin e gjykatës, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Aktivistët për të drejta të njeriut akuzojnë presidentin Xi dhe partinë komuniste se po i përdorin akuzat për korrupsion si formë për të heshtur disidentët.

Ren, një kritik me ndikim në partinë komuniste Kineze që e kishte quajtur “palaço” Xi Jinpingut për mënyrën se si po e menaxhonte korronavirusin, ishte vënë nën hetim në muajin prill për “shkelje serioze të disiplinës dhe ligjit”.

Reni u zhduk në muajin mars pasi shkroi eseun kritik rreth shpërthimit të pandemisë. Në atë kohë, miqtë e tij i kishtin thënë Reutersit se nuk kishin mundur ta kontaktonin.

“Realiteti i shfaqur nga kjo epidemi është që partia mbron interesat e tij, zyrtarët qeveritarë mbrojnë interesat e tyre, dhe monarku mbron vetëm statusin dhe interesat e tij,” thuhet në një version të eseut të tij. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK