Lajme
Krenar Osmani nga Këshilli Inicues ia “dhuron” veshkët gjatë emisionit kryetarit të KRRE-së, Bislimovskit (Video)

Sonte në Klan Macedonia është debatuar për rritjen e energjisë elektrike, gjegjësisht rritjen prej 7.4% të energjisë elektrike për familjet.
Panelist në debat kanë qenë kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, anëtari i Këshillit Inicues për protestat kundër shtrenjtimit të rrymës, Krenar Osmani dhe profesor Iljaz Iljazi, njofton Albanews24.
Krenar Osmani nga Këshilli Inicues në emër të qytetarëve, në mënyrë simbolike, përderisa ka qenë duke u zhvilluar debati, ai ia ka dhuruar veshkët kryetarit Bislimovski, duke i treguar se qytetarëve u kanë ngelur vetëm veshkët t’ua dhurojnë kompanive energjetike, pasi gjendja e tyre financiare ua pamundëson pagesën e faturave të larta dhe se në vend të kësaj qytetarët duhet t’i shesin organet për t’i paguar faturat.
Merrni dhe veshkat dhe gjakun tonë
Krenar Osmani nga iniciativa i dhuron veshkët dhe gjakun Bislimovskit të KRRE-së.
Gepostet von BOLL MË am Mittwoch, 23. September 2020


















