Connect with us

Kosovë

Krasniqi mohon se në PDK është diskutuar emri i Fatmir Limajt për president

Publikuar

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka deklaruar se në partinë e tij asnjë emër për president nuk është diskutuar deri më tani, pasi pyetet nëse Fatmir Limaj e ka mbështetjen e tyre për atë post, transmeton Periskopi.

‘’Jo, nuk mbështetet nga PDK Fatmir Limaj për president. Ju siguroj se në PDK s’ka pasë diskutime sa i përket çështjes së presidentit apo kandidatëve për president. Për asnjë emër në PDK kurrë nuk është folë’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

Periskopi sonte raportoi nga burimet e veta se Fatmir Limaj po shihet si kandidat potencial për president të ri të vendit dhe se përkrahje po merr nga dy parti, LDK dhe PDK.PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK