Connect with us

Kosovë

Krasniqi: Buxheti për rimëkëmbjen ekonomike gati është harxhuar

Publikuar

më

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka bërë thirrje që të kalojë projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ai ka thënë se buxheti për rimëkëmbjen ekonomike gati është shpenzuar dhe se duhet kaluar në Kuvend projektligji për të hapur mundësi për fonde shtesë.

“Kur e shikon pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 365 milionë. Janë harxhuar 136-137 milionë euro tashmë vetën për pakon emergjente dhe ende nuk ka përfunduar, ende është pjesa e ankesave. Janë ndarë 5 milionë euro për arsimin, për të krijuar mundësi për fillim të vitit shkollor. Janë ndarë dhjetë milionë euro për komunat për të rimbursuar shpenzimet që kanë pasur. E po ashtu këto 87 milionë euro dje për këtë program të rimëkëmbjes ekonomike. Krejt çka ka qenë e mundur të bëhet është bërë tashme, duke mos rrezikuar bilancin bankar e parametrat. Mund të themi se kemi shfrytëzuar gjitha mundësitë për të ndihmuar sektorin privat, bile kemi hyrë pak në bilanc bankar, me supozim se 50 milionë eurot e sivjetme nga Komisioni Evropian janë të sigurta”, ka thënë Krasniqi për emisionin “Express”  “Gjitha fondet e parapara për programin e rimëkëmbjes janë shpenzuar”.

Krasniqi ka thënë se humbjet në ekonomi si pasojë e pandemisë janë më të mëdha se që ishte menduar fillimisht.

“Kemi rreth 300 milionë euro më pak të hyra tash, kemi edhe tre muaj”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar se duhet bërë ndryshime ligjore për të pasur çasje në fondet shtesë dhe kjo është e mundur vetëm me miratimin e Projektligjit për Pakon Emergjente.

“Të aprovohet ai ligj, pasi mundëson thithjen e mjeteve që nevojiten për programin e rimëkëmbjes ekonomike, e mundëson edhe pjesën e Trustit”, ka shtuar Krasniqi, duke thënë se me projektligjin do të ngadalësohej rënia ekonomike.

Ai ka thënë se është mirë të kalohet ligji në lexim të parë, e më pas të ulen grupet parlamentare e të flitet për amandamentime të mundshme. Sa i përket tërheqjes së 10 për qind të mjeteve nga Trusti, Krasniqi ka thënë se fillimisht ishte shqyrtuar të rimbursoheshin ato, por është parë se krijon pabarazi më të madhe.

“Nuk na ka pëlqyer kjo ide dhe është larguar kjo pjesa e rimbursimit të mjeteve. Janë dy arsye bazë, e para pabarazia që vendoset te kontribuuesit e trustit. Unë mund të kem mundësi të tërheqi 100 euro e të rimbursohem vetëm aq. E tjetri 5000 euro. E më pas të rimbursohet po aq me taksa tona të përbashkëta, përfshirë edhe atij që ka në Trust vetëm 100 euro. Krijohet pabarazi e dyfishtë”, ka shtuar Krasniqi.
Ai ka shtuar edhe se duhet rishikuar mundësia e rritjes së të hyrave për skemat sociale e pensionale.

Po ashtu Krasniqi ka folur edhe për mundësinë e ndikimit në rast të një mbyllje të re të vendit në dimër shkaku i pandemisë.

“Këto shtesat që po jepen për sektorët e shëndetësisë, policisë, shtesa tjera që po ndodhin. Po e rrisin faturën e pagave, faturën e shpenzimeve rrjedhëse. Kemi planifikuar që një pjesë të madhe të kësaj fature ta rregullojmë me rregullimet që i jep ligji në tremujorëshin e fundit. Po shpresoj të mos ketë mbyllje, e krejt po deklarojnë ashtu. Nëse ka, duhet rishikuar komplet të gjitha elementet buxhetore, në mënyrë që të sigurojmë fonde ekstra. Ajo është skenar që na vendos prapë të rishikojmë punën e deficitit e bilancit bankar e rritjes kufirit të huamarrjes. Duhet kuptuar ne huamarrjen e kemi të kufizuar, sado që na presim fondet te dera, ne nuk guxojmë me hy më shumë në borxh publik sesa që e kemi me ligj. Duhet të kemi kujdes. Duhet të kemi kujdes të flasim për numra real, numra dhe me gjendjen që e kemi. Nuk mund të projektojmë diçka që është mbi mundësitë e mbi legjislacionin aktual që e kemi. Ne gjithherë kujdesemi të ruajmë stabilitetin. Kur flasim , nëse përkeqësohet situata, duhet ta kuptojmë të gjithë, duhet shikuar gjitha pozicionet edhe në sektorin publik. Po e them të gjitha për arsye se do mund të vijë momenti të rishikohen pagat. Jo se e jemi në atë pikë. Por përkeqësimi, mbyllja edhe njëherë për shkak pandemisë, duhet shikuar çdo gjë”, ka thënë Krasniqi.

Kosovë22 minutes ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni22 minutes ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë48 minutes ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni1 hour ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri2 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme3 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

Lajme3 hours ago

Kurtishi: Për të marrë rrogën, duhet të vish në punë, nuk shkon: edhe patriot edhe hajdut

Lajme3 hours ago

Këshilli Fiskal alarmon: Sistemi pensional nën presion – deficiti arrin 5.2% të PBB-së, reformat nuk mund të shtyhen

Lajme4 hours ago

Sulejmani: Punimet në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë drejt përfundimit

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim

Maqedoni4 hours ago

Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve

Shqipëri4 hours ago

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

NA NDIQ NË FACEBOOK