Sport
Kosovë 0-1 Greqi, statistikat e pjesës së parë

Mysafirët janë në epërsi falë një goli të hershëm të Dimitrios Limnios (3′).
Kosova ishte më e mirë në posedim dhe qarkullim të topit, pasi pati topin nën pronësi në 52 për qind të kohës, për dallim nga 48 për qind nga grekët.
Sikurse Kosova, ashtu edhe Greqia patën nga gjashtë goditje, ku nga tri shkuan drejt portës, ndërsa dy jashtë portës.
Dy përfaqësueset gjithashtu patën edhe nga një karton të verdhë. /Lajmi.net/






















