Connect with us

Kosovë

Kosnett mbështet miratimin e Konventës së Stambollit: Do të kundërshtohet dhuna ndaj grave

Publikuar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përgëzuar miratimin e Konventës së Stambollit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett tha se përmes kësaj Konvente Kosova po përafrohet me vlerat Euro-Atlantike.

“Miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës do të avancojë të drejtat e grave, kundërshton dhunën ndaj grave dhe demonstron edhe një herë përafrimin e Kosovës me vlerat Euro-Atlantike”, ka shkruar Kosnett.

Kjo konventë ka për qëllim “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen pendale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

NA NDIQ NË FACEBOOK