Shëndetësi
Koronavirusi: Pezullohen provat e vaksinës në Universitetin e Oksfordit, sëmuret një pjesëmarrës

Provat përfundimtare klinike për një vaksinë të koronavirusit, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, janë pezulluar pasi një pjesëmarrës pati kundër-reagime në Mbretërinë e Bashkuar.
AstraZeneca e përshkroi atë si një pauzë “rutinë” në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”.
Rezultati i provave të vaksinave po shikohet nga afër në të gjithë botën.
Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një konkurrente e fortë midis dhjetërave që po zhvillohen globalisht.
Shpresat kanë qenë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës 1 dhe 2.
Kalimi i saj në fazën e tretë të testimit në javët e fundit ka përfshirë rreth 30,000 pjesëmarrës në SHBA si dhe në Britaninë e Madhe Brazil dhe Afrikën e Jugut. Provat e fazës së tretë në vaksina shpesh përfshijnë mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjasin disa vjet, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Stat News, faqja e internetit e shëndetit e cila për herë të parë shpërndau storien, tha se detajet e reagimit të pafavorshëm të pjesëmarrësve në Mbretërinë e Bashkuar nuk diheshin menjëherë, por citoi një burim të thoshte se ata pritej të shëroheshin.
The post Koronavirusi: Pezullohen provat e vaksinës në Universitetin e Oksfordit, sëmuret një pjesëmarrës appeared first on Klan Kosova.





















