Connect with us

Sport

Kombëtarja e Greqisë testohet për COVID-19, publikohen rezultatet

Publikuar

Kostas Tsimikas doli pozitiv me COVID-19 dje pas një testimi të kryer nga UEFA, shkruan “Zeri.info”.

Mbrojtësi i Liverpoolit nuk u paraqit ndaj Sllovenisë pasi ishte i izoluar, derisa ai nuk ka stërvitur as me skuadrën.

Siç dihet nga protokolli shëndetësor i UEFA-së, të gjithë anëtarët e Kombëtares greke iu nënshtruan testimeve për COVID-19.

Misioni i Greqisë nis sot nga ora 13:00, kur nga Ljublana udhëtojnë drejt Prishtinës për ndeshjen ndaj Kosovës të dielën në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e nesërme në “Fadil Vokrri” zhvillohet nga ora 20:45.

NA NDIQ NË FACEBOOK