Sport
Koeman sfidon Messin për t’iu kthyer formës më të mirë

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka pranuar një sfidë nga trajneri i tij i ri, Ronald Koeman.
Koeman ka sfiduar lojtarin më të mirë në botë që ky i fundit të kthehet në formën e tij më të mirë të mundshme.
“Ai është më i miri, unë e kam thënë këtë disa herë”, ka thënë Koeman për ‘BarcaTV+’, transmeton lajmi.net.
“Messi është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe ai e ka treguar këtë për disa vite. Unë shpresoj se ai mund ta bëjë këtë edhe këtë sezon”, ka shtuar holandezi.
Thuhej se Koeman i kishte thënë Messit se nuk do të ketë më privilegje në skuadër, por kjo gjë nuk duket ashtu nga fjalët e trajnerit. /Lajmi.net/






















