Sport
Koeman me kritika për Ansu Fati, pas dy golëshit të talentit spanjoll

Fati ishte më i miri në fushë, duke shënuar dy golat e parë të takimit, si dhe duke fituar penalltinë për golin e tretë.
Pas ndeshjes, Ronald Koeman ka pasur lëvdata për të, por ka lëshuar edhe disa kritika të cilave lojtari duhet t’iu kushtojë vëmendje.
Trajneri holandez beson se anësorit spanjoll i mungon koncentrimi.
“Ai është vetëm 17 vjeçar dhe do të ketë të ardhme të ndritur, por ai duhet të përmirësojë disa gjëra”, ka thënë Koeman, transmeton lajmi.net.
“Ndonjëherë atij i mungon koncentrimi”, ishin fjalët e holandezit.
Fati u aktivizua mbrëmë në krahun e majtë, ku me Jordi Alba dominuan krahun. /Lajmi.net/





















