Sport
Koeman largon edhe një futbollist nga Barcelona

Rafinha do të largohet përsëri nga Barcelona.
Mesfushori ka zgjuar interesim nga Premierliga, raporton Sin Concesiones, transmeton lajmi.net.
Rahinha – i huazuar së fundmi tek Celta Vigo – ka edhe një vit në kontratën e tij me klubin katalan.
Mirëpo, trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman është i gatshëm të lejojë largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Barcelona shpreson të marrë rreth 14 milionë euro për brazilianin. /Lajmi.net/























