Connect with us

Sport

Koeman befason me lajmin e fundit për Suarezin

Publikuar

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka bërë të ditur se ka biseduar me sulmuesin Luis Suarez në lidhje me gjendjen e tij në klub.

Ylli uruguaian është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Camp Nou.

Por, së fundmi raportohet se janë shtuar gjasat për qëndrimin e tij në ekip për sezonin e ri.

“Kam biseduar me Suarezin. Do të shohim nëse është në rrugën e largimit ose jo”, deklaroi Koeman pas ndeshjes miqësore me Girona, transmeton lajmi.net.

“Ne gjithmonë kemi thënë se respektojmë kontratat dhe nëse mbetet do të jetë një futbollist më tepër në ekipin tonë”, u shpreh holandezi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK