Kosovë
KMDLNJ dënon dhunën nga PK: Kërkojnë të nisen hetimet ndaj policëve që e rrahën qytetarin në sy të fëmijëve

Mbrëmë është arrestuar një qytetar me dhunë nga disa zyrtarë të Policisë së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë”.
Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Behgjet Shala drejtor ekzekutiv në KMDLNJ.
Ai për Periskopin tha se dhuna ndaj këtij personi është e pa pranueshme e veçmas në prezencën e fëmijëve.
Shala ka komentuar edhe arsyetimin e sotëm të Policisë së Kosovës ku në një përgjigje për Periskopin kanë thënë se personi në fjalë ka pasur sjelle arrogante ndaj uniformës blu, dhe se kanë qenë të detyruar të reagojnë, e që sipas Shalës kjo përgjigje është universal e policisë së Kosovës. Ai thotë se se jemi mësuar me këso reagime të tyre.
“KMDLNJ është e njoftuar se mbrëmë Policia e Kosovës kanë arrestuar një person për mos mbajtje të maskës, por edhe të njëjtin kanë ushtruar dhunë, madje e pamë edhe arsyetimin e Policisë, arsyetim ky që ishte universal, si të gjitha arsyetimet tjera që marrim nga ta”, tha Shala për Periskopin.
Shala ka kërkuar nga Inspektorati Hetimor i policisë së Kosovës që të nisin hetimet ndaj policëve në fjalë, dhe se kush ka pasur të drejtë këtu. Shala thotë se dhuna në vende publike është e pa pranushme e vecmas në prezencën e fëmijëve.
”Ne, KMDLNJ i kërkojmë hetimet nga Insektorit Hetimor i Policisë së Kosovës, për këta policë dhe të vërtetohet se a kanë pasur të drejtë të sillen ashtu. Kjo është e dënushme dhe e pa pranuar, është dashur të gjejë një mënyrë tjetër dhe jo të përdorë forca në vend publikë. Mendojë që më tepër ka qenë reagm i castit, i cili nuk arsyetohet sepse nuk ka të drejtë të veproj në mënyrë të tillë”, përfundon Shala./Periskopi/Besarta hoti/



















