Sport
Klopp njofton për situatën e Henderson

Kapiteni i Liverpool ka vuajtur së fundmi nga një lëndim, por gjërat për të duket se po ecin mirë.
Trajneri Jurgen Klopp nuk dëshiroi ta rrezikonte atë në miqësore me Blackpool, me synimin që anglezi të kthehet për ndeshjen hapëse ndaj Leeds United.
Por, sipas fjalëve të trajnerit, Henderson ishte i etur të luante, gjë që nënkupton se ai është mirë fizikisht.
“Dukshëm, Hendo ishte i etur për lojë, së paku disa minuta, por nuk kishte sens për mua”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Nëse ai do të luante ndaj Blackpool, 10 minuta do të ishin mjaftueshëm. Por kjo nuk ka kuptim. Kështu që nuk ishte e mundur, por ai stërviti mirë me grupin. Do të jetë në stërvitje të plota nga e marta”, shtoi gjermani.
Henderson është një pikë e rëndësishme e formacionit të Jurgen Klopp dhe gjermani e dëshiron ta ketë gati për hapjen e Premierligës. /Lajmi.net/






















