Kosovë
Kjo është dhurata që Vuçiq ia bëri delegacionit amerikan

Mbrëmjen e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shtruar darkë për zyrtarët amerikan, të cilët qëndruan për vizitë në Beograd.
U shkëmbyen edhe dhurata, mes emisarin special të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenel, Drejtorin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit (DFC) Adam Boehler dhe Vuçiqit.
Në disa fotografi të postuara nga Vuçiq, ky i fundit i ka dhuruar delegacionit amerikan disa shishe me verë serbe.
“Mirëseardhje Adam Boehlerit me verëra të mira serbe”, thuhet në njoftimin e dytë nga Vuciq.
Ndërsa pa dhuratë nuk mbetur as pritësi i kësaj darke, Aleksander Vuciq, ai mori dhuratën nga Grenell librin “Shtëpia e Bardhë përmes Historisë”.






















