Lajme
Kim: Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale deri në fund të vitit

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të nisë të funksionojë deri në fund të vitit.
“Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet dhe të nisë funksionimin deri në fund të vitit”, shkroi në Twitter ambasadorja Kim duke i bërë “retweet” deklaratave të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi i cili deklaroi në seancën plenare se nuk duhen toleruar më vonesat e KED.
We agree. The Constitutional Court must be up and running by the end of the year.https://t.co/p2o6j6c8Ov via @a2_news
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 9, 2020
“Po derdhet kupa për vonesat e KED. Nuk duhen toleruar më. Nuk duhet të falim asnjë vonesë. Në 1 janar 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë nga puna”, ka thënë Ruçi./ A2 CNN
.





















