Connect with us

Kosovë

Kili goditet nga një tërmet me fuqi prej 6.2 ballësh

Publikuar

më

Një tërmet me fuqi prej 6.2 shkallësh të Rihterit është regjistruar të shtunën në Coquimbo të Kilit.

Lajmin e bëri të ditur të shtunën Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut, shkruan Reuters.

Sipas njoftimit të kësaj qendre, epiqendra e tërmetit ishte25 kilometra thellësi nën sipërfaqen e tokës.

Kili goditet mjaft shpesh nga tërmetet për shkak se shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrtë”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik në Oqeanin Paqësor dhe rajonet tokësore përreth tij.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK