Kosovë
Këshilltarja e Vuçiqit: Liderët e BE-së na thanë se s’ka mundësi të jetë njohja në tavolinë, në Shtëpinë e Bardhë

Këshilltarja për media e Aleksandër Vuçiqit, Suzana Vasiljevic, ka thënë për mediat serbe se ‘shërbimet e dinin se do të ishte pika 10 (e njohjes reciproke)në marrëveshjen e Washingtonit.
Ajo ka thënë se delegacioni i Kosovës, para se të nisej për në Uashington ka ‘pyetur nëse mund të jetë edhe kjo pikë në marrëveshje”.
“Shërbimet tona të sigurisë kanë pasur paralajmërimin se një gjë e tillë do të jetë në document”, ka thënë ajo.
Këshilltarja e Vuçiqit thotë se ai ka folur në telefon paraprakisht me disa nga liderët e Bashkimit Evropian, duke iu treguar për një gjë të tillë.
Sipas saj, nga Bashkimi Evropian, i kanë thënë Vuçiqit se ‘kjo nuk mund të ekzistojë në atë document dhe se aty ka vetëm çështje ekonomike”.
“E keni parë se edhe vetë i dërguari i posaçëm për dialog i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka deklaruar se mund të përgatitet një befasi për delegacionin e Serbisë. Në fund e patë se cka ndodhi, ishte ajo pikë në document”, ka thënë ajo.
“Në atë moment që Vuciq e ka parë këtë pikë, më nuk e ka folur asnjë fjalë të vetme. Presioni ndaj delegacionit serb ka qenë i madh sepse e ardhmja e vendit varej në dy shprehje: “po” ose “Jo”, thotë ajo./Periskopi/




















