Kërkesa i drejtohet grupeve parlamentare të LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, ASH/AAA, si dhe deputetëve të Lëvizjes BESA, PDSH dhe LEVICA të cilat nuk janë pjesë e ndonjë grupi parlamentar.
Kërkesat e dala nga protestat qytetare:
1) Komisioni rregullator energjetik të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46% (duke hequr 33% e fuqisë së angazhuar nga çmimi bazë, dhe uljen e tvsh-se nga 18% në 5%).
2) Qeveria të eliminojë monopolin e shërbimeve të kompanisë EVN duke i shkëputur kontratën, për t’i dhënë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve, të nacionalizojë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, dhe të krijojë politika lehtësuese për të falur borxhin e rasteve sociale në vend ndaj kompanive energjetike.
3) Kuvendi i Republikës të suprimojë Komisionin Rregullator Energjetik, si organ që i shërben vetëm apetiteteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë.
4) Kuvendi i Republikës të krijojë një trup të pavarur, në shërbim të qytetarëve që do ketë si mision të verifikojë cilësinë e shërbimeve të kompanive energjetike, të hetojë e të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto, të anulojë kamatat e qytetarëve, t’i mbrojë konsumatorët nga skemat e kamatave që i ngarkohen qytetarëve, të paraqesë tarifë të tretë komerciale për bizneset e vogla, etj. Këshilli Organizativ.
















