Connect with us

Lajme

Këshilli Inicues kundër shtrenjtimit të rrymës merr përkrahje nga grupet parlamentare, LSDM nuk e respekton terminin e takimit

Publikuar

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Këshilli Inicues i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, ka zhvilluar takime me koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe ASH&AAA, njofton Albanews24.

Nga Këshilli njoftojnë se grupet parlamentare kanë përkrahur kërkesat e tyre dhe se koordinatorët kanë kërkuar një javë kohë për konsultime në lidhje me kërkesat dhe mënyrën se si do të implementohen.

Edhe pse sot Këshillit i është konfirmuar takimi nga ana LSDM-së, i njëjti ka dështuar dhe nuk është dhënë ndonjë arsye.

Përndryshe, Këshilli Organizativ njoftoi protestat në vijim deri në realizimin e kërkesave. /Albanews24/

Pas ftesave nga grupet parlamentare, sot si Trup Kordinues i Protestave zhvilluam takime me kordinatorët e grupeve…

Gepostet von Krenar Osmani am Dienstag, 29. September 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK