Connect with us

Sport

Keidi Bare bëhet me skuadër të re

Published

on

Edhe pse sëfundmi është folur për një kalim të mundshëm të mesfushorit të kombëtares shqiptare në Itali, Bare do të vazhdojë të luajë në Segunda Division në Spanjë. Malaga ka arritur akordin me Epsanyolin për shitjen përfundimtare të kuqeziut me Baren që do të ndërrojë fanellë por jo ngjyrat pasi edhe Espanyoli i ka bardhekaltër dhe as kampionat.

Malaga në vështirësi të shumta financiare ka pranuar ofertën prej 2 milionë eurosh të klubit katalanas që synon rikthimin e menjëhershëm në La Liga dhe te Bare shikon përforcimin ideal për mesfushën.

Nga 2 milionë eurot që Espanyol do të derdhë në arkat e Malagas, 400 mijë euro do të shkojnë në arkat e Atletico Madrid që ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit.

Burime të gazetës spanjolle AS bëjnë me dije se Bare është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe ka udhëtuar drejt Katalunjës për të kryer vizitat mjekësore në llogari të klubit të tij të ri. /SS

NA NDIQ NË FACEBOOK