Connect with us

Lajme

Kë do të zgjidhte mes Greqisë dhe Turqisë? Përgjigjet hapur dhe prerë ish kryeministri Sali Berisha

Publikuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, është pyetur nga Arian Çani se kë do të zgjidhte, Greqinë apo Turqinë, nëse do të ishte në vend të Kryeministrit Edi Rama. Berisha u përgjigj duke thënë se vendi ynë duhet të synojë bashkëpunime me të dyja këto shtete, por në fund të fundit, ai do të zgjidhte interesin e Shqipërisë.

Ish-Kryeministri Berisha:

Charles de Gaulle ka lënë një postulat epik: Secili kryqin e tij! Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht fqinj të respektuar e të gjitha, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dyja këto vende.

Dhe të uroj që problemi që është problem prej shumë dekadash, që u acarua me problemin e Qipros. Kemi firmosur një marrëveshje dhe i kam qëndruar gjithnjë. Të imagjinohet se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo Turqisë, kjo nuk mund të imagjinohet. Shqipëria do mbajë një qëndrim në përputhje me interesin e saj kombëtar.

Shqipëria uron që këto të zgjidhin konfliktin nëpërmjet dialogut. Tani është pala greke që thotë le t’i referohemi gjykatës për zgjidhjen e problemit.

Po të isha Kryeministër unë, çështja e detit nuk ekzistonte. Sepse dy qeveri greke njëra pas tjetrës, njëra e PASOK tjetra e Neo Demokracisë, të dyja pranuan të shkojnë në gjykatë. Dhe erdhi Edi Rama dhe tha jo nuk shkoj në gjykatë. Ne lidhëm marrëveshje, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Pala greke më kërkoi ta rinegociojmë. Jo i thashhë unë nuk rinegociohet, se gjykata diktonte metodën për të arritur marrëveshjen. Ka qenë vendim totalisht i diktuar nga Edi Rama dhe pala tjetër. Asgjë s’ka ndryshuar në raport me detin për qëndrimin tim.

.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK