Connect with us

Uncategorized

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë i Çekisë pasi u shtuan rastet me koronavirus

Published

on

Ministri çek i Shëndetësisë, Adam Vojtech, tha të hënën se e ka dorëzuar dorëheqjen pas kritikave të marra rreth menaxhimit të pandemisë së koronavirusit. Çekia ditëve të fundit ka shënuar rritje të numrit të rasteve ditore të koronavirusit.

Kryeministri çek, Andrej Babis, e falënderoi Vojtechun për punën e tij përmes një postimi në Twitter, duke thënë se ai do të mund të mbahej mend si ministri më i mirë i Shëndetësisë, nëse nuk do të ishte i detyruar ta përdorte tërë energjinë e tij për ta luftuar pandeminë.

Republika Çeke ka raportuar rritje të numrit të rasteve të reja të koronavirusit dhe është shteti me rritjen e dytë më të shpejtë në Evropë pas Spanjës. Shtimi i rasteve erdhi pas largimit të pothuajse të gjitha masave kufizuese që hynë në fuqi gjatë valës së parë të infektimeve.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, Çekia gjatë 14 ditëve të kaluara i ka shënuar 193 raste për 100,000 banorë.

NA NDIQ NË FACEBOOK