Sport
James Rodriguez: Jam i lumtur që jam tek Everton, Ancelotti arsyeja më e madhe që nënshkrova

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, është zyrtarizuar pak minuta më parë te skuadra e Everton.
Lojtari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e Everton dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.
“Jam shumë, shumë i lumtur t ë jem në këtë klub të shkëlqyer, klub me histori, dhe me një trajner që më njeh mirë. Po shoh përpara për të arritur gjëra të mëdha dhe të fitoj trofe, gjë që të gjithë e synojnë”, ka thënë James, transmeton lajmi.net.
“Erdha këtu për t’u përmirësuar, të bëhem më i mirë. Erdha këtu të ndihmoj skuadrën për të fituar, të luaj futboll të mirë. Jam i bindur, me Carlon dhe stafin e tij mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe një arsye e madhe për nënshkrimin tim është Carlo Ancelotti”, shtoi kolumbiani.
“Kam shijuar kohë të mira me të më parë në dy klube të ndryshme. Ishte arsye e madhe që të vija këtu”, ka thënë mes tjerash mesfushori me tipare ofensive.
James do të mbajë numrin 19 në fanellën e Everton. /Lajmi.net/






















