Sport
James e Davis udhëheqin Lakers në fitoren ndaj Rockets, barazohet seria

Lakers, mes një kombinimi prej 62 pikësh nga LeBron James dhe Anthony Davis, mundën Rockets 117-109 në ndeshjen e dytë të dielën në mbrëmje në Walt Disney World, duke barazuar serinë në 1-1.
Ekipi ikonik i NBA kishte një epërsi prej 21 pikëve, por gjatë pjesës së dytë gjërat ndryshuan për ta, me Houston që qëlluan për treshe pa ndonjë telash të madh.
Megjithatë, në fund ata ia dolën të fitojnë ndeshje dhe kësisoj duke bërë serinë edhe më interesante.
Te Rockets u dalluan James Harden e Eric Gordon me 27 respektivisht 24 pikë. /Lajmi.net/




















