Connect with us

Kosovë

Jakup Krasniqi thotë se po shkruan libër ku do të rrëfej se çka po ndodh me aktakuzat e Speciales

Publikuar

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është një ndër pesë emrat që mund të jenë të akuzuar potencialë nga Gjykata Speciale.

Se në propozim-aktakuzën ku përfshihen presidenti Hashim Thaçi e kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bën pjesë edhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, u bë e ditur nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj.

Krasniqi tha për Klan Kosova se nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga kjo gjykatë por se është duke shkruar një libër për të treguar se çka po ndodh në lidhje me publikimin e aktakuzave nga specialja.

“Unë përpos që jam intervistuar nga Dhomat e Specializuar dhe jam mbrojtur në heshtje, asgjë zyrtare nuk kam pranuar. Tani jam duke e shkruar një libër për Specialen ku do të bëj të ditur aty se çka po ndodhë në lidhje me publikimin e aktakuzave”.

NA NDIQ NË FACEBOOK