Lajme
Jahoski regjistrohet si deputet i pavarur, BDI me një deputet më pak?

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, tre deputetë janë regjistruar si të pavarur, përcjell in7.
Njëri prej tyre është Ismail Jahoski, i cili mandatin e fitoi nga lista e Bashkimit Demokratik për Integrim, në njësinë e pestë zgjedhore.
Po cili është motivi se pse është larguar nga grupi parlamentar i BDl, për momentin ende janë të paqarta. I njëjti nuk i është përgjigjur tentativave të in7 për të realizuar kontakt dhe për të marrë prononcim.
















