Connect with us

Lajme

Ja pse është kaq i rëndësishëm liqeni i Ujmanit

Publikuar

më

Në marrëveshjen ekonomike të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia më datë 4 shtator në Uashington, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që për Liqenin e Ujmanit të punohet me Qeverinë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij rezervuari, si furnizues i ujit dhe energjisë.

Sipas Qeverisë së Kosovës, Liqeni i Ujmanit ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta dhe është ndërtuar me kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish-Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova.

Shteti i Serbisë refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe si për çdo pasuri të Kosovës, edhe për Ujmanin, ka pretendime pronësore. Çështja e këtij liqeni bëhet edhe më problematike pasi shtrihet në veri të vendit, ku ndikimi i Beogradit është i madh.

Po pse është kaq i rëndësishëm ky liqen?

I shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

Ujmani ka sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kur është plotësisht i mbushur me ujë, ka rreth 370 milionë kub ujë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 në atë të Serbisë.

Penda e Ujmanit është e lartë 107 metra.

Pa ujin e Liqenit të Ujmanit, Kosova do të mbetej pa rrymë brenda pak orësh. Uji i tij përdoret për ftohje dhe destinacione tjera në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Planet për rindërtimin e termocentralit tjetër të ri, të njohur si “Kosova e Re”, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen.

Me ujë nga ky liqen furnizohet edhe kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas.

I ndërtuar mes viteve 1979-1984, Liqeni i Ujmanit është rezervuari më i madh akumulues në Kosovë. Tre liqenet e tjerë janë: Liqeni i Batllavës në Komunën e Podujevës, i Badovcit afër Prishtinës dhe Liqeni i Radoniqit në Komunën e Gjakovës.

Rreth 35 për qind e banorëve të Prishtinës furnizohen nga ky rezervuar përmes fabrikës së re të ndërtuar për përpunimin e ujit në Shkabaj, pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit.

Komunat tjera që furnizohen me ujë janë: Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gllogoci, Obiliqi dhe Fushë Kosova.

.

Lajme2 minutes ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni4 minutes ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme5 minutes ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Kosovë29 minutes ago

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Maqedoni1 hour ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri1 hour ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme2 hours ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

Lajme2 hours ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Kosovë2 hours ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme2 hours ago

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Lajme3 hours ago

Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

Lajme3 hours ago

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

NA NDIQ NË FACEBOOK