Lajme
Ja kush përflitet për drejtor të MEPSO, kandidati mes Shkupit dhe Kumanovës

Kompania shtetërore për transmetimin e energjisë elektrike MEPSO pritet të ketë drejtor të ri.
Sipas ndarjes së posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë, BDI-së do ti takoj ky post.
Një nga kandidatët e përfolur është Kushtrim Ramadani, inxhinier nga Kumanova, por me karrierë të pasur në fushën e elektroenergjetikës, përcjell INA.
Kushtrim Ramadani ka shkollim të kryer në një nga universitetet evropiane dhe ka qenë i anagazhuar në menaxhmentin e lartë edhe të kompanisë austriakr EVN.
Kandidat tjetër i përfolur është Mukadese Hajdari, kandidate për deputete në zonën zgjedhore 1 nga BDI. Ajo është magjistre e shkencave juridike aktualisht e punësuar Sekretare juridike e Fakultetit të Shkencave sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Një emër i përmendur është edhe Arjanit Xhaferi, djali i ish-zvkryeministrit Musa Xhaferi.



















